Intervistë për gazetën 'Kosova Sot Online' me këngëtaren Pandora: 'Për mua nuk punon një 'ushtri', për të m'i organizuar mbrëmjet'

  • 29 June 2019 - 13:43
Intervistë për gazetën 'Kosova Sot Online' me këngëtaren Pandora: 'Për mua nuk punon një 'ushtri', për të m'i organizuar mbrëmjet'

Njëra prej këngëtareve me vokalin më potent në trojet shqiptare, padyshim se është edhe Pandora. E cila tash e sa vite në skenë, përmes projekteve të larmishme muzikore, e ka dëshmuar vetën se është e zonja të interpretojë çdo zhanër muzikor.

Image

Në një intervistë për gazetën "Kosova Sot Online", Pandora përgjigjet në shumë pyetje të cilat ju ftoj t'i lexoni në vijim..."Mos nënshkruaj", "Hak merr Perëndia", "Kafja e mëngjesit", "I padrejtë", janë vetëm disa nga hitet e këngëtares që e bëjnë atë shumë të dashur për publikun e gjërë shqiptar.

Image


Pandora: Punën time, mundohem ta bëjë pa hile, njerëzit nuk i gjykoj nga pamja e jashtme apo ekonomike, për mua të gjithë janë të njejtë. Për nga natyra jam e thjeshtë si në paraqitje, ashtu edhe në komunikim, përshtatem me të gjithë dhe familjarizohem në ahengjet e tyre. Ndoshta kjo është njëra ndër asyjet. Kurse për mua nuk punon një “Ushtri”, per të mi organizuar mbrëmjet, dasmat e paraqitjet mediatike etj etj... Perveç burrit tim, i cili qysh në fillim të karrierës është prapavija ime në menagjimin e kësaj pune dhe e falenderoj shumë.“Kosova Sot Online”: Keni vite që jeni në skenë, megjithatë ende vazhdoni fuqishëm të jeni prezente dhe e dashur për publikun, cili është çelsi i suksesit?

“Kosova Sot Online”: Kënga më e re që keni publikuar së fundmi, është “Vetmia të mbytë”, sa jeni ndarë e kënaqur me këtë projekt dhe kush janë autorët?

Pandora: Këngen “Vetmia të mbytë” e ka punuar kantautori dhe kompozitori Vullnet Ibraimi nga Struga, i njejti autor i këngës “Pika do më bjerë”, e cila është pritur shumë mirë nga publiku. Kurse nga kjo këngë nuk është se kam pritur dhe shumë. Për kuriozitet kjo këngë është punuar brenda dy ditëve, audio dhe videoklipi. Mendoj se nuk ka qenë koha e përshtatshme për ta lansuar por gjithesesi baladat kanë jetë më të gjate dhe kjo është pak më ndryshe se këngët tjera që kam.

Image

“Kosova Sot Online”: A ju ka ndodhur ndonjëherë, ta refuzosh ndonjë këngë, për arsye se nuk ju ka përshtatur karakterit tënd?

Pandora: Po shumë herë. Mundohem t‘paktën ti zgjedhim këngët edhe të pershtaten pakë ne karakter, jo vetëm të bëjmë numër të këngëve.

Image

“Kosova Sot Online”: Sipas teje, a është e nevojshme që një këngëtare të provokojë në skenë, apo nuk mund të kuptohet një këngëtare e pëlqyer sot pa provokime?

Pandora: Jo, një këngetare, që di të këndoj nuk është e nevojshme të provokojë.
 

Image

“Kosova Sot Online”: Ndër vite keni realizuar shumë këngë e duete, por cila sipas Pandores ka qenë kënga më e pëlqyer nga publiku me të cilën dhe identifikohesh më shumë?

Pandora: Tani unë kam disa kënge të realizuara, dikur kur nuk kanë qenë këto platformat sikur You Tube etj... Ka pasur disa këngë, që janë dëgjuar shumë dhe më kanë identifikuar me to, kurse se fundi gjatë kohës se rrjeteve sociale ka disa tjera, nuk kisha me veçu ndonjë, sepse varet dhe nga publiku, psh. në Shqiperi me identifikojnë me kënget që kam nga melosi atje, e krejt diçka tjetër në anën tjetër të Shqiptarisë, ndërsa momentalisht më e pelqyera mbetet “Mos nënshkruj”.

Image

“Kosova Sot Online”: Me cilin këngëtar/e, do t’doje të bashkëpunoje pasi mendon se do të të përshtatej vokali?

Pandora: Nuk kisha pas qejf të merrem me emra të perveçshëm, sepse të gjithë i kam koleg/e të mirë, nuk ka shumë rëndesi pershtatja e vokalit, po qe kënga e mirë dhe realizimi i mirë, patjetër që do të del diçka e pëlqyer, pavarësisht përshtatjes vokale.

Image

“Kosova Sot Online”: Muzika sot tek shqiptarët më shumë dëgjohet, apo “shikohet”?

Pandora: Fatkeqësisht, më shumë po shikohet.

Image

“Kosova Sot Online”: A keni planifikuar të realizoni ndonjë këngë të re, pse jo dhe ndonjë album?

Pandora: Kënge të reja, kam dhe gjithmonë jam në kërkim të së mirës. Por koha është ajo që po më mungon, që ti realizoj ashtu si i mendoj unë. Gjithesesi, do të kete risi patjeter.

Image

“Kosova Sot Online”:Cila është motoja që Pandora përdor më shpesh si mesazh për shoqërinë?

Pandora: “Kur në zemër je e drejtë, Zoti ti jepë krejtë”

Ta duam njëri - tjetrin me sinqeritet dhe jo për interes.

(Kosova Sot Online)