Një monument i Skënderbeut i ngjashëm sikur në Prishtinë do të vendoset në New York

  • 04 July 2019 - 16:39
Një monument i Skënderbeut i ngjashëm sikur në Prishtinë do të vendoset në New York

Duket se nga monumenti i Skenderbeut në Prishtinë, janë frymëzuar edhe të tjerë bashkatdhetarë, që një të këtillë ta kenë edhe në qytetin e tyre, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Këtë fenomen e ka trajtuar faqja "Art Critic", me titull:"Një monument i Skënderbeut i ngjashëm sikur në Prishtinë do të vendoset në New York.

E punimet për ta shkrirë një të tillë në bronz tashmë kanë filluar. Ky në Prishtinë është i projektuar për teren shkëmbor, pra nga poshtë të shikohet, arsyeja që heroi në perspektivë të zvoglohet në raport me kalin. Ndërsa, në teren të rrafshët si në Prishtinë heroi duket më i madh se kali. Nëse është i njëjti edhe në New York, duhet për teren shkëmbor.

Aty duket bukur. Në teren të rrafshët do të ishte i bukur ai i Tiranës ose një i ri. Edhe ne Prishtine kur u vendos ky nuk e kishin parasysh terenin dhe heroi duket me i madh se kali."


(Kosova Sot Online)