Ndërron jetë aktori i njohur 20 vjeçar

  • 07 July 2019 - 11:26
Ndërron jetë aktori i njohur 20 vjeçar

Aktori i njohur i Disney, Cameron Boyce ka ndërruar jetë në moshën 20 vjeçare.

Aktori, i cili ka luajtur në filmin Descendants and Jessie, ka vdekur si rezultat i përdorimit të tepërt të barërave, thuhet nga familjarët e tij.

“Me zemër të thyer ju njoftojmë se këtë mëngjes ne e humbon Cameronin” thuhet në deklaratën e familjes.

“Ai ndërroi jetë gjatë gjumit për shkak të përdorimit të tepërt të barërave që i përdorte për ta trajtuar sëmundjen e tij. Bota padyshim mbeti pa një dritën e saj më të shndritshme, por shpirti i tij do të jetojë përmes mirësisë që ai e shprehu për të gjithë ata që i njihte dhe i donte” thonë familjarët.

Boyce, së pari herë u shfaq si aktor në moshën 9 vjeçare, dhe madje ka luajtur edhe në filmin Grown Ups dhe Grown Ups 2, me aktorët e njohur Adam Sandler dhe Salma Hayek.