Vdes Rexhep Hoxha, autori i vargjeve: 'Deshi Lepurushi, të bëjë një mrekulli, të vishej me tesha...'

  • 12 July 2019 - 21:34
Vdes Rexhep Hoxha, autori i vargjeve: 'Deshi Lepurushi, të bëjë një mrekulli, të vishej me tesha...'

Rexhep Hoxha (1929-2019)

Ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare shkrimtari i njohur Rexhep Hoxha, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët në rrjetet sociale.

Veprat e tij më të njohura mbetën: “Verorja” dhe “Lugjet e Verdha”, “Gjethe të reja”, “Picimuli”, “Zëri i pyllit” dhe “Ermali” etj.

Megjithatë poezia "Lepuroshi", mbetet në mendjen e çdo fëmije edhe sot, ua sjellim edhe njëherë:

 

LEPURUSHI

Deshi lepurushi
të bëjë një mrekulli:
të vishej me tesha
po sikur njeri.

Veshi pantallona,
këpucë e jelek,
n'Zvicër porositi
sahat me qostek.

Mirëpo të ngratit
i shkoi puna huq,
sepse veshët e gjatë
s'i ndenjën n'kapuç.


(Kosova Sot Online)