Nuk takonte të bijën përreth 1 vit, aktorja e njohur i jep fund lidhjes me biznesmenin për shkak të dhunës

  • 17 July 2019 - 11:14
Nuk takonte të bijën përreth 1 vit, aktorja e njohur i jep fund lidhjes me biznesmenin për shkak të dhunës

Aktorja e njohur Hayden Panettiere kohët e fundit është duke kaluar një situatë të vështirë në jetën e saj personale.

Që pas ndarjes së saj nga  ish-bashkëshorti , Wladimir Klitschko ajo po përballet me disa situate mjaft të pakëndshme.

Vajza e saj, Kaya prej më shumë se 1 viti është duke jetuar me të atin, pasi nuk mbështet lidhjen e së ëmës me Brian Hickerson.

Mediat e huaja shkruajnë se e bija e saj e kishte nuhatur se diçka nuk shkonte me të dashurin e së ëmës dhe për të shmangur debatet u largua për të jetuar me të atin.

Ajo u zhvendos në Ukrainë në vitin 2018 dhe që nga ajo kohë nuk e ka takuar më Hayden.

Sikur të mos mjaftonte kjo, aktorja së fundmi është duke u përballur me një situatë të vështirë në marrëdhënien e saj me Brian.

2 muajt e fundit ajo ka treguar në media se Brian ka ushtruar dhunë mbi të dhe prandaj ajo ka vendosur që t’i japë fund historisë 1-vjeçare.

Pas shumë ulje-ngritjeve ka ardhur edhe vendimi, i cili pritej pasi as shoqëria e aktores nuk e aprovonte lidhjen e re të saj.

Aktualisht gjykata po punon për të zbardhur ngjarjen dhe Brian është në ndjekje penale.

Image

 

(Kosova Sot Online)