Taylor Swift publikon një pjesë të filmit ‘Cats’, fansat e tallin

  • 19 July 2019 - 13:26
Taylor Swift publikon një pjesë të filmit ‘Cats’, fansat e tallin

Ditën e djeshme, Taylor Swift publikoi në llogarinë e saj të ‘Instagram-it’ një pjesë të ‘trailer-it’ të filmit “Cats” ku ajo, Jason Derulo, Idris Elba dhe shumë VIP-a të tjerë kanë role kryesore. Kjo video ka shkaktuar menjëherë shumë reagime nga fansat, të cilët jo vetëm e kanë urryer, por dhe kanë filluar të tallen me detajet e filmit. Si përshembull me faktin që macet në film kanë gjoks, apo Taylor Swift që mban veshur taka. Përdoruesit janë treguar fare të pamëshirshëm. Disa e quanin filmin “makth”, disa “ndëshkim për efektet e ‘Snapchat’”, ndërsa pjesa tjetër ka kthyer çdo gjë në meme.

Image

 

(Kosova Sot Online)