“Kosova e rrezikuar nga Serbia e Madhe” nga Enver Bytyçi në Panairin e Librit Ulqini 2019

  • 19 July 2019 - 19:46
“Kosova e rrezikuar nga Serbia e Madhe” nga Enver Bytyçi në Panairin e Librit Ulqini 2019

Libri më i ri i studiuesit të njohur shqiptar Prof.Asoc.Dr. Enver Bytyçi “Kosova e rrezikuar nga Serbia e Madhe” ku qartësohet roli i Aleksandar Vuçiçit, Hashim Thaçit dhe Edi Ramës, do të jetë pjesë e Panairit të Librit në Ulqin i cili zhvillohet nga 26-31 Korrik 2019.

Ky libër, si gurë i çmuar i minierës së madhe të tokës shqiptare kristalizon rrezikun “Ndarja e Kosovës” i cili nga paralajmërimi, tradhëtia dhe pazari eventual, sot ky rrezik u serviret shqiptarëve nga liderët e tyre politik dhe shtetëror, si një zgjidhje për çështjen përfundimtare të Kosovës.

Në Panairin e Librit Ulqini ‘2019, lexuesit dhe studiuesit shqiptarë përveç librit kanë nderin ta kontaktojnë edhe vetë autorin e librit “Kosova e rrezikuar nga Serbia e Madhe”, Prof.Asoc.Dr. Enver Bytyçi, i cili do të jetë prezent në këtë event të rëndësishëm tradicional kombëtar nga 26-31 Korrik 2019.

Image

(Kosova Sot Online)