Aktori serb i “La Casa De Papel” falenderon në gjuhën shqipe

  • 21 July 2019 - 10:53
Aktori serb  i “La Casa De Papel” falenderon në gjuhën shqipe

Në serialin më të famshëm e ndër më të ndjekur të momentit, “La Casa De Papel” (Shtëpia e Letrës), luan aktori serb, Darko Peric në rolin e Helsinkit.

Darko ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një foto bashkë me kastin e serialit dhe ka falenderuar në disa gjuhë të ndryshme.

Mirëpo në sy bie fakti që aktori serb ka shkruar edhe në gjuhën shqipe duke iu thënë fansave: “Faleminderit”.

Së fundmi aktorët e serialit u mblodhën në kuadër të premierës së sezonit të tretë që nisi një ditë më parë.

Image

(Kosova Sot Online)