“The Lion King” pritet të thyejë rekorde, vetëm gjatë së premtes u fitua një shumë marramendëse parash

  • 21 July 2019 - 14:07
“The Lion King” pritet të thyejë rekorde, vetëm gjatë së premtes u fitua një shumë marramendëse parash

“The Lion King” është pritur me padurim nga fansat e filmave të animuar dhe duket se shumë shpejt do të thyejë një rekord. Gjatë ditës së premte nga transmetimi i filmit në kinema janë fituar 78.5 milionë dollarë dhe pritet që deri në fund të javës të kapë shifrën prej 200 milionë dollarësh.

Më parë rekordin për filmin më të shitur e mbante “Beauty and The Beast”, që sipas “The Hollywood Reporter” vetëm në fundjavë u fituan 175 milionë dollarë. Pritet që “The Lion King” për disa orë të kalojë edhe fitimet e përpunimit të filmit të animuar “Aladdin”, i cili e pati premierën në muajin maj. Pavarësisht se “The Lion King” do të thyejë rekordin e filmave të “Disney’ nuk mundet të arrijë atë të vendosur nga “Avengers”, prej të cilit u grumbulluan 375.1 milionë dollarë gjatë fundjavës së premierës në fillim të këtij viti. Në fakt ky film i animuar pati kaq shumë sukses për shkak të vetë pjesëmarrjes së Beyonce, që ka rolin e Nala.

Pritet që së shpejti një tjetër film të sillet në një version të ri, ai i “Little Mermaid”, në të cilin mund të luajnë Harry Styles, Halle Bailey, Melissa McCarthy, Javier Bardem etj. 

(Kosova Sot Online)