Del FOTO e parë e aktorit Alain Delon pas gjendjes së rëndë shëndetësore

  • 12 August 2019 - 15:33
Del FOTO e parë e aktorit Alain Delon pas gjendjes së rëndë shëndetësore

I biri i tij bëri me dije ditë më parë se babai i tij aktori i njohur  Alain Delon ka pësuar një goditje në tru dhe për pasojë pati edhe hemoragji.

Aktori legjendar, Alain Delon po rikuperohet në një klinikë private në Zvicër pasi pati një komplikacion në shëndetin e tij, pak ditë më parë.

Në një deklaratë për “AFP”, Anthony shtoi se pavarësisht operacionit të vështirë, gjendja e të atit është stabilizuar dhe organet e tij janë në gjendje perfekte.

Dhe së fundmi sërish djali i tij Alain-Fabien ka publikuar një foto të aktorit pas operacionit të vështirë .

Ai shkroi në Instagram:

‘Falemidnerit nga zemra për mesazhet e shumta që më keni shkruar. Siç mund ta shihni gjithçka ka shkuar mire.Ju përqafoj’ duke e shoqëruar shkrimin me një foto të aktorit të ulur në karrige me rrota ku shfaqet duke buzëqeshur.

 

(Kosova Sot Online)