Lot e pikëllim nga miqtë për vdekjen e Gjergj Xhuvanit: Dhimbja po më mbyt kaq keq… do takoheshim këtë verë shok i dashur

  • 15 August 2019 - 15:56
Lot e pikëllim nga miqtë për vdekjen e Gjergj Xhuvanit: Dhimbja po më mbyt kaq keq… do takoheshim këtë verë shok i dashur

Regjisori i ndjerë Gjergj Xhuvani u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 56-vjeçare.

Ai mbylli sytë përgjithmonë në Romë, vend në të cilin kishte shkuar për të montuar filmin e tij të fundit.

Regjisori i dhuroi publikut shqiptar momente të paharrueshme kinematografike në të dyja epokat, edhe pse siç kolegët rrëfejnë, kulmin e arriti pas viteve ’90. Qe i parë që me “Parullat” e Ylljet Aliçkës bëri të mundur që filmi shqiptarë të prekte një skenë të madhe ndërkombëtare, si ajo e Festivalit të Kanës.

Kolegë e miq, të tronditur nga ndarja e parakohshme nga jeta e njeriut dhe kineastit të madh, e kujtojnë Gjergjin përmes veprave të tij dhe fragmenteve jetësore.

Ata kanë shprehur trishtimin e dhimbjen edhe përmes rrjeteve sociale për largimin nga jetë të tij në moshë 56-vjeçare.

Një nga mesazhet më prekës është ai i aktorit Melvlan Shanaj i cili shkruan për vdekjen e mikut të tij se dhimbja po e mbyt kaq nga që ike aq herët.

(Kosova Sot Online)