Romani i shkrimtarit shqiptar, frymëzon kompozitoren e famshme britanike

  • 27 August 2019 - 15:38
Romani i shkrimtarit shqiptar, frymëzon kompozitoren e famshme britanike

Romani “Ditar i Shkurtër Kufijsh” i shkrimtarit shqiptar Gazmend Kapllani është bërë frymëzim për kompozitoren e famshme britanike, Cheryl Frances-Hoad.

Shkrimtari Gazmend Kapllani ka shprehur kënaqësinë dhe mirënjohjen e tij për këtë vlerësim.

”Kam kënaqësinë e jashtëzakonshme të ndaj me lexuesit e mi lajmin se kompozitorja e famshme Britanike Cheryl Frances-Hoad ka kompozuar një pjesë të re (titulluar “Tales of the Invisible”), të cilën do ta ekzekutojë me Kuintetin e saj të Klarinetave, bazuar në prologun e romanit tim të parë “Ditar i Shkurtër Kufijsh” (A Short Border Handbook, në anglisht)”, ka theksuar Kapllani.

Romani im është përshtatur për skenë teatri në Danimarkë, Greqi dhe Kili, por kjo është hera e parë që shërben si pikë referimi dhe frymëzimi për një kompozitor/e të famës botërore. Mirënjohje”, – është shprehur Kapllani, i cili ka shpërndarë edhe lajmin e publikuar nga “The Guardian”.

(Kosova Sot Online)