Këngëtarja shqiptare, fituese e festivalit ndërkombëtar në Soçi, Rusi

  • 29 gusht 2019 - 10:33
Këngëtarja shqiptare, fituese e festivalit ndërkombëtar në Soçi, Rusi

Dje u fol gjatë në mediat rozë për këngëtaren shqiptare Inis Neziri që ishte pjesëmarrëse dhe me shumë mundësi fituese e festivalit “New Wave Festival 2019” në Rusi. Këngëtarja e re mundi konkurrentët e tjerë dhe u rendit në vendin e parë, me 280 pikë.

Ajo u vlerësua për vokalin e fuqishëm dhe paraqitjen dinjitoze. Inis pati mbështetjen e një sërë figurash të njohura në vend duke nisur me Aurela Gaçen, që postoi e para për të, Soni Malaj, Albi Nako, Eleni Foureira, Enada dhe Gerd Vaso etj.

Kujtojmë që Inis Neziri ka marrë pjesë në “Gjeniun e Vogël,” në “Këngën Magjike,” ka fituar festivalin “Golden Stag” në Rumani dhe që nga ky moment, edhe festivalin “New Wave.”

(Kosova Sot Online)