Kinematografia në zi, aktorja e njohur humb betejën me kancerin

  • 31 August 2019 - 18:20
Kinematografia në zi, aktorja e njohur humb betejën me kancerin

Aktorja Valerie Harper, e cila vodhi zemrat e të gjithëve me rolin e Rhoda Morgenstern ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare.

Miku i tij, Dan Watt konfirmoi se Harper ndërroi jetë të premten, duke shtuar se familja nuk do të zbulojë detaje të tjera. Prej vitesh, Valerie vuante nga sëmundja e rëndë.

Në 2013, aktorja u diagnostikua me tumor në tru dhe mjekët i thanë se ka vetëm 3 muaj jetë. Megjithatë, ajo ia doli të luftonte për një kohë shumë të gjatë.

Lajmi për vdekjen i ka hidhëruar miqtë e fansat e saj, të cilët do ta kujtojnë për rolin e saj në sitkomin klasik “The Mary Tyler Moore Show”.

(Kosova Sot Online)