Komediani Kevin Hart pëson aksident të rëndë, dëmton shtyllën kurrizore

  • 02 September 2019 - 16:11
Komediani Kevin Hart pëson aksident të rëndë, dëmton shtyllën kurrizore

Aktori dhe komediani i famshëm Kevin Hart ka pësuar një aksident me makinë në Kaliforni ditën e dielë, si pasojë e të cilit është “dëmtuar rëndë në kurriz”.

Sipas CNN, 40-vjeçari Hart po udhëtonte së bashku me të fejuarën e tij, e cila ishte në timon, dhe me trajneren personale. Makina e aktorit, një Plymouth Barracuda e vitit 1970, humbi kontrollin dhe ra nga një digë.

Mendohet se Kevin Hart do t’i nënshtrohet një operacioni në një spital të Los Angeles. Sipas “The Blast”, aktori do të rekuperohet plotësisht pasi fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtim të shtyllës kurrizore.

Image

(Kosova Sot Online)