Kush është aktori shqiptar, që po shënon sukses edhe në Suedi!

  • 03 September 2019 - 17:24
Kush është aktori shqiptar, që po shënon sukses edhe në Suedi!

Depërtimi në botën e artit është ëndërr për shumë aktorë nga e gjithë bota, mirëpo për aktorin nga Mitrovica me banim në Göteborg të Suedesë kjo ëndërr vetëm sa ka filluar të realizohet.

Aktori Ferki Peci, në fillim të këtij viti, ka plotësuar të gjitha kriteret për të fituar statusin e aktorit profesionist nga MAF Produktion. Ai thotë për “RTV AlbSe” se depërtimi në këtë botë të aktrimit nuk është fare i lehtë.

Image

“Duhet shumë punë dhe vazhdimisht duhet të ndjekësh klasa aktrimi, seminare dhe punëtori për të ndërtuar karakteret që të kërkohen. Duhet të mendosh se për të hyrë në industrinë e Filmit ka një interesim të paparë dhe aplikime masive të aktorëve të rinj nga e gjithë bota”, është shprehur Peci, i cili për një kohë të shkurtër ka fituar besimin e shumë produksioneve të mëdha. “Nuk është pak për një aktor të ri e pa eksperiencë të madhe në të shkuarën, që për një periudhë të shkurtër, të fitojë besimin nga produksionet e mëdha për të luajtur role të vogla në 5 filma është shprehur Peci, i cili brenda disa muajve ka arritur këtë sukses. “Jam me shumë fat se nga kjo përfitoj vëmendje nga MAF Produktion dhe kam fituar kontratë afatgjate”, është shprehur Peci, sipas të cilit të punosh me një ekip të MAF është një privilegj i madh. “Por kjo vjen pas një pune të lodhshme të aktorit për të fituar sado dhe një rol shumë të vogël.
Peci shumë shpejt pritët të zgjidhet aktori i vitit.

Image

(Kosova Sot Online)