Artisti Rilind Morina ka bërë një vizatim mbreslënës të humanistes 'Nënë Tereza'

  • 03 September 2019 - 17:35
Artisti Rilind Morina ka bërë një vizatim mbreslënës të humanistes 'Nënë Tereza'

Në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje ndaj ish-misionarës së Bamirësisë, Nënë Tereza, për kontributin e dhënë për Kosovën, 28-vjeçari Rilind Morina, ka vizatuar portretin e saj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në përvjetorin e 109 të lindjes së humanistës Anjeza Gonxhe Bojaxhiu e njohur si “Nëna Tereza” artisti nga Suhareka, Rilind Morina ka bërë një vizatim të bukur të humanistës tonë.

Këtë vizatim, me një teknikë të rrallë, i riu nga Suhareka e ka realizuar gjatë vitit 2019.

Morina punimin e tij për nderë të ish-humanistes shqiptare, Nënës Terezë e dorëzoi më 26 gusht në katedrale si artist që e përfaqësonë kulturen e Suharekës.

Image

Morina, i cili ka studiuar në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Arteve, pavarësisht vështirësive në të cilat hasi në tentimin e tij për të dalë jashtë Kosovës, ai pohon se megjithatë do të gjejë mënyrë që studimet t’i vazhdojë në Austri.

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin hap të jetës. E ardhmja është edhe më e sigurt nëse zgjedh rrugën dhe partnerin e duhur!

Kjo nuk është figura e vetme publike që Morina, me anë të ngjyrave, e ka falënderuar, ai ka falënderuar edhe ish-presidentin e SHBA-së, Bill Clinton, për kontributin e dhënë për Kosovën.

Ibrahim Rugova e Gjergj Kastriot-Skënderbeu, janë vetëm dy nga shumë personalitetet që ai ka zgjedhur t’i pikturojë.

Por, pasioni i tij për artin shkon përtej kësaj. Morina, dhomën e tij të gjumit e ka shndërruar në atelie, duke e bërë kështu këtë hapësirë si vend pune.

Image

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, (Indi), ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen,kurse më 19 tetor të vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani.


(Kosova Sot Online)