Piktura me vlerë 6 milionë euro gjendet në kuzhinën e një plake franceze

  • 24 September 2019 - 14:27
Piktura me vlerë 6 milionë euro gjendet në kuzhinën e një plake franceze

Ekspertët e artit thonë se një pikturë e gjetur në murin e shtëpisë së një plake afër Parisit është një kryevepër nga artisti i famshëm i Renesancës, Cimabue.

Piktura e titulluar “Prifti i përqeshur”, e cila është pjesë e një serie të pikturave nga fundi i shekullit XIII, u gjet në pronën e një gruaje që jeton në qytetin verior francez, Compiegne.

Besohet se piktura do të shitet me një çmim prej gjashtë milionë eurosh kur të dalë në ankand muajin e ardhshëm.

Piktura e gjetur u analizua përmes rrezeve infra të kuqe për ta krahasuar ngjashmërinë e saj me punimet e tjera të piktorit Italian, Cimabue, i njohur edhe si Cenni di Pepo.

“Piktura është bërë nga dora e njëjtë”, tha eksperti i artit, Eric Turquin, për gazetën franceze “Le Figaro”.

Kjo vepër arti është pjesë e një grupi më të madh të pikturave, në të cilat paraqiten pasionet e Krishtit dhe kryqëzimi i tij. Këto piktura besohet se janë punuar rreth vitit 1280.

Puna e piktorit italian ishte e ndikuar shumë nga arti bizantin. Ai është i njohur për veprat në panele druri me prapavijë të ngjyrës së arit, shkruan “BBC”.

(Kosova Sot Online)