Në Deçan mbahet jubileu i pestë i festivalit mbarëkombëtar të këngës për fëmijë dhe asaj rinore “Ardhmëria"

  • 28 shtator 2019 - 16:10
Në Deçan mbahet jubileu i pestë i festivalit mbarëkombëtar të këngës për fëmijë dhe asaj rinore “Ardhmëria

Sivjet sërish vjen spektakli i madh, respektivisht festivali ndër më të mirët shqiptar përgatitur nga drejtori Shkodran Tolaj me stafin e tij duke sjellur shumë supriza e befasi në jubileun e pestë.Përgatitur me përkushtim në çdo detaj të tij nisur nga grafika, përgatitja e videoprojeksioneve, skenografia, prezantimi i këngëtarëve, përgatitja e korit e deri tek përzgjedhja e anëtarëve të jurisë që do jenë nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia festivali “Ardhmëria” do sjellë festë të vërtetë.

Risia e këtij edicioni është interpretimi”live” tek mosha rinora 15-18 vjecare qe do të garojnë për cmimet e solistëve më të mirë. Në garë janë dhe krijimet e reja të autorëve më të mirë shqiptar të cilat do të intepretohen nga mosha 7 deri 12 vjecare. Juria do të ndajë cmimet kryesore,poashtu edhe publiku ndërkaq një cmim i rëndësishëm mban firmën e ikonës Nexhmije Pagarusha. Festivali mbahet me 28 shtator në orën 18:00 në shtëpinë e kulturës në Deçan.

(Kosova Sot Online)