Publiku deçanas ngritet në këmbë për legjendën e gazetarisë Qani Mehmedi

  • 03 October 2019 - 20:25
Publiku deçanas ngritet në këmbë për legjendën e gazetarisë Qani Mehmedi

Festivali “Ardhmëria”mbajtur ditë më parë në Deçan ka mbledhur kompozitorë, tekstshkrues e intepretë nga të gjitha trevat. Ky jubile i pestë ishte festë e vërtetë, me shumë shkëlqim, skenografi madhështore dhe për herë të parë interpretime “live” të solistëve që garonin për më të mirin. Drejtori i festivalit Shkodran Tolaj, sivjet për herë të parë vendosi që përveç çmimeve shumë të rëndesishme Nexhmije Pagarusha,Dervish Shaqa, të ndajë çmimi.

Qani Mehmedi i cili kishte mbështetur themelimin e këtij festivali.Ndryshe legjenda e gazetarisë kishte shkruar dhe tekstin “unë dhe libri” teskt ky i këngës fituese të jubileut të tretë. Këtë edicion në dedikim të tij u interpetua “Falemnderit babë” nga solistja Anjeza Rrustemaj e cila u shpall solistja më e mirë e festivalit dhe njëherit i takoi çmimi “Qani Mehmedi” Në momentin e prezantimit të këtij çmimi nga vajza Besiana për të cilën ishte suprizë ky çmim, emocionet në sallë ishin të mëdha.Spektatorët që kishin mbushur sallën u ngritën në këmbë në shenjë nderimi.Ky çmim i takoi pikërisht Anjeza Rrustemaj e cila me krenari do e mbajë këtë çmim. Qani Mehmedi vazhdon të jetë prezent dhe i gjallë në mesin tonë.

(Kosova Sot Online)