“Një rënie e madhe” roman i shkëlqyer i Peter Handke

  • 15 October 2019 - 15:06
“Një rënie e madhe” roman i shkëlqyer i Peter Handke

Të gjithë e kritikuan, disa nëpër kafene, disa në rrjete sociale, ekrane televizive, madje u organizua edhe një protestë kundër tij, por dështoi si shkak jo i lajmërimit në polici ngaqë duhet të lajmëohet 72 orë më herët. U akuzua si përkrahës i kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviç. Për opinionet e tij politike askush nuk ka mendim të mirë. Tek e fundit kjo nuk çon peshë në krijimtari letrare sepse si shkrimtar është shumë i fortë. Në vazhdim po ju sjellim një analizë të shkurtër rreth romanit “Një rënie madhe të këtij auori”.

Personazhi kryesor në romanin “Një rënie e madhe” të Peter Handke është një aktor. Dikur artist i famshëm dhe i lumtur të cilit i bëhet ftesa të vije në një qytet të madh për të marr një çmim. Ai do të luaj në një film të ri. Aty përshkruhet bukur një ditë e tij, nga zgjimi i gjumit, bredhja nëpër rrugë, nëpër pyje, nëpër periferitë e qytetit, takimi me endacakët, dhe aktori nuk është shumë i lumtur me jetën .

Pasi arrin në qytet të cilin e sheh si të bezdizshëm, Handke shpreh dy anë: rrëzimin e jetës së aktorit dhe rënien e botës përreth tij. Në fakt bota rreth tij është si shkak i rënies së aktorit. “Analizojini mirë fjalitë para se t’i shprehni, pavarësisht a vlen vetëm për ju kjo. Të flasësh thejshtë nuk është vetëm e thjeshtë të flasësh. Të thuash nuk është vetëm të thuash, fjalët, madje as ato që nuk fliten nuk janë vetëm fjalë”, shkruan Handke në këtë roman.

Kjo vepër tregon një tregimtar të shkëlqyer psikologjik dhe romani shprehë një histori të zakonshme, të mërzitshme që merr kuptim. Nga fillimi, zhvillimi dhe përfundimi romani nuk ka të bëj me asnjë opinion politik të tij, është vërtetë art.

Ilir Muharremi, kritik i artit


(Kosova Sot Online)