Dije Demiri- Frangu vjen me librin e ri 'Zemra që të bie tamam'

  • 23 October 2019 - 15:19
Dije Demiri- Frangu vjen me librin e ri 'Zemra që të bie tamam'

Pikërisht në këto ditë të bukura Tetori ka dalur nga shtypi libri më i ri për fëmijë i autores Dije Demiri - Frangu, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Ky libër i kushtohet fëmijëve, dhe në fletët e tij mund të gjejmë poezi (tema) që autorja ka shtjelluar pikërisht për botën e tyre.

Image

Kujtojmë se profesoresha Dije Demiri - Frangu tash e mëse katër dekada është pjesë e letërsisë shqiptare, dhe radhitet si ndër emrat më të spikatur të letërsisë shqipe për fëmijë, krahas emblemave të letersisë Agim Deves dhe Rifat Kukajt.

Image


(Kosova Sot Online)