Ndahet nga jeta aktori i “The Lion King” në moshën 36-vjeçare

  • 28 October 2019 - 10:06
Ndahet nga jeta aktori i “The Lion King” në moshën 36-vjeçare

Aktori i filmit “The Lion King”, Andile Gumbi është ndarë nga jeta në moshën 36-vjeçare.

Andile Gumbi, me origjinë nga Afrika e Jugut, i cili luajti personazhin e rritur të Simbës në versionin muzikal të “The Lion King”, ka vdekur pas një ataku në zemër në Izrael, bën me dije familja e tij.

36-vjeçari pësoi një sulm në zemër ndërsa ishte në xhirimet e “Daniel The Musical”, në Jeruzalem javën e kaluar.

Familja e tij tha që Gumbi kishte “marrë kujdesin më të mirë mjekësor të mundshëm”, por kishte ndërruar jetë në spital të premten në mëngjes, sipas faqes së lajmeve të Afrikës së Jugut “TimesLive”.

Ai interpretoi në “The Lion King” për 10 vjet nga viti 2003 në Australi, Shangai, Johannesburg, Londër dhe në Broadway në New York.

(Kosova Sot Online)