Fillojnë xhirimet e filmit 'Mafia shqiptare'

  • 10 November 2019 - 17:15
Fillojnë xhirimet e filmit 'Mafia shqiptare'

Kanë filluar xhirimet për projektin e madh të  MAF Production të titulluar  (Mafia shqiptare) me regjisorin e njohur Mensur Kadriu  dhe aktorin e njohur shqiptar nga  Mitrovica që jeton në Suedi  Ferki Peci.

Xhirimet jan duke u bërë ne katër shtete në Suedi, Maqedoninë e Veriut, Zvicër dhe Gjermani.

Aktori Ferki Peci, në fillim të këtij viti, ka plotësuar të gjitha kriteret për të fituar statusin e aktorit profesionist nga MAF Production.

Image

Ai, për një kohë të shkurtër ka fituar besimin e shumë produksioneve të mëdha.

“Nuk është pak për një aktor të ri e pa eksperiencë të madhe në të shkuarën, që për një periudhë të shkurtër, të fitojë besimin nga MAF Production.

Ai  brenda disa muajve ka arritur këtë sukses.

Peci shumë shpejt pritët të zgjidhet aktori i vitit.

(Kosova Sot Online)