Ansambli i këngëve dhe valleve shqipe në Maqedoni fillon rrugëtimin artistik me koncertet-premierë nga qyteti i Tetovës

  • 16 November 2019 - 15:15
Ansambli i këngëve dhe valleve shqipe në Maqedoni fillon rrugëtimin artistik me koncertet-premierë nga qyteti i Tetovës

Ansambli kombëtar i këngëve e valleve shqipe në Maqedoni nis nesër rrugëtimin në Tetovë për të vazhduar në Kumanovë, Gostivar, Dibër, Strugë, Kërçovë, Shkup, transmeton "Kosova Sot Online".

Koreografi të reja, solistë e vallëtarë por dhe orkestra e ansamblit do të prezantohen për herë të parë në koncertin premierë ku të pranishëm do të jenë përfaqësues nga Qeveria e Maqedonisë, personalitete të shquara nga Kosova e Shqipëria, ambasadorë dhe dhe përfaqësues të Ministrisë së Kulturës së R.M.V. Koncerti fillon në orën 19:00 në Qendrën për Kulturë në Tetovë dhe konsiderohet ngjarje kombëtare e kulturore.


(Kosova Sot Online)