40 vjet nga ndarja e Nobelit për Nënë Terezën

  • 10 December 2019 - 08:43
40 vjet nga ndarja e Nobelit për Nënë Terezën

Sot kur në të gjithë botën bëhet fushatë për 365 ditë të Drejta të Njeriut, bëhen 40 vite që kur Nënë Tereza pranoi çmimin Nobel për Paqe.

Më 10 dhjetor të vitit 1979, në Oslo të Norvegjisë, Nëna Terezë u shpall nobeliste, duke u bërë kështu shqiptarja e parë fituese e çmimit më prestigjioz në botë.

Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel, në vitin 1979, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezën se nga ishte.

Ajo deklaroi: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.

Atë ditë e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Ka hasur në vështirësi për të folur rrjedhshëm shqip pas një largimi prej 70 vjetësh dhe qëndrimi në ambiente joshqiptare, por ajo kurrë nuk e ka mohuar origjinën e saj.

(Kosova Sot Online)