Kosovës i largohet mundësia të nominohet për Oscar me filmin ‘Zana’

  • 17 December 2019 - 14:54
Kosovës i largohet mundësia të nominohet për Oscar me filmin ‘Zana’

“Zana” është eliminuar nga gara për t’ nominuar për çmim Oscar në kategorinë e filmit më të mirë të huaj.

Akademia e Filmit në Amerika kanë shpallur listat e ngushta të disa kategorive të filmave të cilët mund të nominohen për çmim Oscar.

E në këto lista është edhe kategoria për “Filmin më të mirë të Huaj“, për të cilën Kosova ka dërguar për konsideratë filmin e metrazhit të gjatë, “Zana”.

Anëtarë të të gjitha degëve janë ftuar të marrin pjesë në rundin preliminar. Ata është dashur t’i shkojnë të gjitha filmat e dërguara nga shtetet si kusht për të pasur të drejtën për të votuar në këtë kategori.

Për radhën e nominimeve, anëtarë të Akademisë nga të gjitha degët ftohen për të marrë pjesë dhe duhet t’i shikojnë të gjitha dhjetë filmat në listë për të dhënë votën e tyre përfundimtare.

Filmat në listën e ngushtë që i kanë gjasat për t’u nominuar janë:

Çekia, “The Painted Bird”

Estonia, “Truth and Justice”

Franca, “Les Misérables”

Hungaria, “Those Who Remained”

Maqedonia, “Honeyland”

Polonia, “Corpus Christi”

Rusia, “Beanpole”

Senegali, “Atlantics”

Korea e Jugut, “Parasite”

Spanja, “Pain and Glory”

Nominimet për çmimet Oscars do të shpallen më 17 janar të vitit 2020.

“Zana” është një film Kosovar me regji dhe skenar të Antoneta Kasatratit dhe si temë ka pasojat që lufta ka lënë tek një familje shqiptare në Kosovë.

Në rolet kryesore janë Adriana Matoshi, Astrit Kabashi, Irena Cahani e Vedat Bajrami ndër të tjerë.

“Zana” ishte ndër filmat më të shikuar në festivalet e Kosovës ndërsa ka pasur shumë suksese dhe ka marrë vëmendjen e madhe edhe nëpër festivalet ndërkombëtare ku është shfaqur.

(Kosova Sot Online)