Ndahet nga jeta aktorja e njohur shqiptare që luajti “Pinokun”

  • 25 December 2019 - 14:33
Ndahet nga jeta aktorja e njohur shqiptare që luajti “Pinokun”

Aktorja e njohur e Teatrit të Kukullave, Eva Pëllumbi, është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare.

Prej 30 vitesh ajo jetonte në Gjermani së bashku me familjen e saj dhe atje do t’i bëhet edhe varrimi.

Në moshën 17-vjeçare, ajo debutoi si imitatorja e parë e skenës shqiptare, duke patur shumë sukses.

Ajo njihet për rolet në veprat artistike si “Vajza me kordele të kuqe”, “Endërr për një karrige”, “Kapedani” etj.

Megjithatë, ajo njihet për rolin e famshëm të “Pinokut”, me të cilin u bë shumë e njohur për publikun.

(Kosova Sot Online)