“Të vrisja sa më shumë femra sepse ndieja kënaqësi”

  • 30 December 2019 - 21:06
“Të vrisja sa më shumë femra sepse ndieja kënaqësi”

Libër i çmendur, roman ekstrem është “Psycho II” i shkrimtarit Ilir Muharremi. Aty gjejmë shumë seks dhe dhunë, seks të shfrenuar, dhe akti shpjegohet tejet në detaje. Seksi shoqërohet me vrasjen. Në vazhdim po ju sjellim një fragment:

“Pas këtij akti të dhunshëm shkova në banjë, mbusha vaskën me ujë të ftohtë, desha dhe u futa aty. Nuk dola nga vaska derisa nuk i kthjellova mendimet, u freskova mirë dhe truri punonte për mrekulli. Cilat ishin ato mendime që kisha? Të vrisja sa më shumë femra sepse ndieja kënaqësi. Kjo m’u duk një e vërtetë e hidhët nga e cila duhej të nisesha. Lavire, lavire! – bërtita teksa dola nga vaska, truri im çdo ditë bëhej mizor, zonjë. Faleminderit që nuk po më besoni sepse pamja ime e butë aspak nuk jep këso ndjenja.

Ashtu lakuriq bridhja nëpër dhomat e banesës, shikoja veten në pasqyrë, filloja të pozoja, zonjë...”

(Kosova Sot Online)