Intervistë me këngëtaren Arta Bajrami: Kemi kaos artistik por dhe mjaftë muzikë të mirë

  • 31 December 2019 - 20:00
Intervistë me këngëtaren Arta Bajrami: Kemi kaos artistik por dhe mjaftë muzikë të mirë

Suksesin si këngëtare e njohur në muzikën shqiptare, Arta Bajrami e arriti falë talentit dhe punës së saj të zellshme ndër vite.

Në të vërtetë Arta, njihet edhe si këngëtarja e parë që kultivoj zhanrin R&B në trojet shqiptare.

Ajo u rritë në familje artistësh, babai i saj, tashmë i ndjerë Zejnullah Rrahmani ishte rapsod i njohur derisa vëllau i saj Don Arbas është kompozitor dhe producent i njohur, apo dora e djathtë e këngëtares.

Image


Në fillet e saj, ka marrë pjesë në disa festivale të njohura, nga të cilat përmendim këtu: Mikrofoni i Artë 2002 me këngën "Vera (Fiesta)", në bashkëpunim me Etno Engjujt, në Dhjetor 2000, Etno Engjujt & Arta Bajrami marrin pjesë në Festivali i 39-të në RTSH me këngën "Zogu I Erresires", në Dhjetor 2001, Arta merrë pjesë në Festivalin e 40-të në Rtsh-së me këngën "Mos Rrej",Albumin e parë "Krejt diçka tjetër" këngëtarja e publikoj në vitin 1999.

në Qershor 2003, Arta Bajrami merr pjesë në PoliFest 2003 me këngën "Te Gjithe Se Bashku", në vitin 2006 merrë pjesë në Top Fest 3 me këngën "Nje Mbret Nje Mbretëreshë", në bashkëpunim me Lyrical Son.

Pa i nënvlerësuar edhe shumë pjesmarrëje, këngë, e duete, që e bëjnë emrin e Arta Bajramit shumë të dashur për publikun shqiptar.

Në një intervistë për gazetën "Kosova Sot Online", Arta përgjigjet në shumë pyetje, të cilat ju ftoj t'i lexoni në vijim...

Image

“Kosova Sot Online”: Para dy dekadave, sollët një frymë të re në muzikën shqipe me këngët:Mos rrej, Funky, Të gjithë së bashku etj, si i kujtoni ato momente kur i shikoni videot?

Arta Bajrami: Në ato video unë shoh një Artë të re, një vajzë e cila nuk kënaqej me atë që ofronte atëherë tregu muzikor vendor apo ai rajonal. E inspiruar nga yjet botërore dhe me një guxim të paparë (sepse paragjykimet atëbotë ishin të tmerrshme) fillova të bashkëpunoj me reper (Etno Engjujt, Lyrical Son etj) dhe të sjellë një sound komplet ndryshe. Për fat të mirë ky stil i ri u mirëprit dhe që nga ajo kohë, Kosova është bërë eksportuesi më i madh i muzikës rap dhe R&B në rajon.

 

“Kosova Sot Online”: Kënga e fundit që e keni publikuar "Sonte po boj qef" po pëlqehet nga publiku, kush janë autorët dhe sa jeni ndarë e kënaqur me projektin final?

Arta Bajrami: Kënga është punuar nga Arbasi me tekst të Avni Qahilit. Kjo këngë është në frymën e festave të fundvitit dhe besoj se përshtatet në festa dhe ahengje të ndryshme familjare (ai ka qenë edhe qëllimi ynë).

Image

“Kosova Sot Online”: Cilat janë tri këngët e tua, që kanë lënë gjurmë në muzikën shqipe?

Arta Bajrami: Karriera ime ndahet në etapa të ndryshme sipas evoluimit të saj ndër vite. Këngët 'Vera' dhe 'Ndoshta edhe të dua' kan lënë vulen e vetë në karrieren time si pionere e muzikës R&B. Pastaj unë fillova të eksperimentoj me zhanre të ndryshme dhe këngët si '100 gradë celcius' e më pas 'Asnjë milimetër' apo 'Jo ti zemra jem' shënojnë tranzicionin tim në muzikë techno, techno oriental, folk modern si këngët e mia 'Falet kjo zemër' e pastaj duke vazhduar me baladat 'E pa fat', 'Falje nuk ka', 'Nuk prish punë' e shumë hite të tjera.

Image

“Kosova Sot Online”: Kur do na vije një hit i ri mes teje dhe Don Arbas?

Arta Bajrami: Bashkëpunim në një këngë të përbashkët nuk e di, por jemi duke punuar intensivisht në disa këngë të mia që mund të rezultojnë në një album të ri në Verë të 2020-të's.

Image

"Kosova Sot Online”: Sa e keni mbështetjen e bashkëshortit në profesionin tuaj, kur tanimë jeni prindër të tre fëmijëve?

Arta Bajrami: Bashkëshortin e kam dorë të djathtë në gjithë sferat e jetës. Ai është përkrahës i madh i punës time profesionale. Por si prindër të tre fëmijëve ne i kemi duart 24 orë në ditë plotë me punë rreth përkujdesjes për ta. Ndihma e bashkëshortit tim në këtë fushë është e pakrahasushme, pa të nuk do ja dilja dot.

Image

“Kosova Sot Online”: Nga cila këngëtare inspiroheni, dhe vazhdoni t’a shikoni si model të suksesshëm?

Arta Bajrami: Unë jam aktive në muzikë më shumë se dy dekada. Si e re kam patur artistë që i ndiqja dhe inspirohesha si: Pink, Aliyah, Mary j Blidge, Brandy ejt etj. Tani jam artiste e formuar dhe inspirimin e marrë nga gjërat që më rrethojnë, jo nga ndonjë artist i veçantë.

Image

“Kosova Sot Online”: Cili është opinion juaj, për tregun aktual dhe piraterinë e muzikës në trojet shqipfolëse?

Arta Bajrami: Besoni që kohëve të fundit kam aqë shumë punë rreth vetvetës dhe familjes sime sa nuk kam kohë të përcjell punën e tjerëve, por besoj që kemi talentë të shumtë. Kemi hiperprodhim dhe kaos artistik por kemi gjithashtu mjaftë muzikë të mirë.

Image

“Kosova Sot Online”: Cilat janë projektet muzikore që ke në plan t’i lansosh gjatë 2020?

Arta Bajrami: Jam duke punuar në heshtje. Në 2020 do kumboj muzika e prodhuar në Arbasound!

Image

“Kosova Sot Online”: Motoja e Arta Bajramit për jetën dhe për fund një urim për Vitin e Ri 2020?

Arta Bajrami: Moto ime e momentit është " Continous improvement is better then delayed perfection". (Që në gjuhën shqipe i bie:(Përmirësimi i vazhdueshëm është më i mirë sesa përsosja e vonuar).

Për vitin 2020 shqiptarëve kudo qe janë u uroj një vit të begatshëm, e veçanarisht për ata që u prekën nga tërmeti, lusë Zotin, tu jepë forcë për ta përballuar këtë sfidë të jetës dhe shpresoj ta ndërtojnë jetën e tyre sa më shpejt që është e mundur. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!

Image
Intervistoi: Armend Preteni
Image
Image