Intervistë me këngëtaren Nora Muçaj: Ngjarjen që s'do ta harrojë kurrë është mbrëmja e maturës, ku jemi kënaqur shumë

  • 04 January 2020 - 16:04
Intervistë me këngëtaren Nora Muçaj: Ngjarjen që s'do ta harrojë kurrë është mbrëmja e maturës, ku jemi kënaqur shumë

Me profesion është aktore, por pasionin e saj për muzikën, arriti ta jetësoj falë talentit që e posedon. Fjala është për këngëtaren e njohur Nora Muçaj, emri i vërtetë i të cilës është Leonora dhe vjen nga familje artistësh.

Nga fillimi i karrierës Nora ka publikuar disa këngë, por hiti i karrierës së saj mbetet balada e mrekullueshme "Hesht" publikuar në Maj të vitit 2003, këngë e cila edhe sot më ëndje dëgjohet nga publiku.

Image

Në opusin e saj ajo numëron disa këngë si: "Shko" (2012), "Jeto" (2012), "Natë e gjatë" (2013), e shumë të tjera.

Në një Intervistë për gazetën "Kosova Sot Online", këngëtarja Nora Muçaj përgjigjet në shumë pyetje rreth jetës, karrieres e planeve për vitin 2020, e për ju që dëshironi t'i kuptoni, keni mundësinë tani...

Image

“Kosova Sot Online”: U riktheve në skenë me këngën “Për ty”, kush janë autorët dhe sa jeni ndarë i kënaqur me këtë projekt?

Nora Muçaj: Jam shumë e kënaqur me projektin tim, nuk e besoja që do pritet kaq mirë, nga të gjithe kam marrë shumë mesazhe të bukura, shumë video nga vajza të bukura, i falenderoj për përkrahje shumë, e sidomos juve mediave që më keni dhënë një përkrahje të madhe.

Teksin dhe muziken e kam shkruar vetë, ndërsa orkestrimin e ka bërë Florent Boshnjaku, videoklipin e ka realizuar Xhulian Shabani, për veshjen time është kujdesur butiku Fortesa dhe Valdrin Sahiti, për skenarin vajza agjes tim Lola, ndërsa përkrahjen e kam pasur dhe prej Dent fiks Bonversa dhe Hotel Villa Royal, gjithashtu për grimin dhe flokët falenderoj Ajkunen - shoqen time, Kacin dhe Sellmen.

Image

“Kosova Sot Online”: Ndër vite, keni realizuar shumë këngë, por cilat mbetën këngët më të dashura për ty që më ëndje i këndon?

Nora Muçaj: Të gjitha këngët e mia i këndoj me shumë dashuri, kënga më e dashur për mua mbetet kënga "Largohu" në duet me Jehona Sopin, kënga "Hesht", "Natë e gjatë", "Lamtumirë nuk ka për ty", kënga e fundit si dhe kënga "In Love" me Markun. Edhe të tjerat i kam shumë për qefi, qoftë duetet e mia,qoftë kënget single.

Image

“Kosova Sot Online”: Thuhet se vitet e fëmijërisë janë më të ëmblat, na kujtoni ndonjë ngjarje, për të cilën edhe sot ke nostalgji nga vendlindja?

Nora Muçaj: Fëmijëria ime është gjëja më e bukur e jetës time, gjithmonë i kujtoj momentet e fëmijerisë me shokët dhe shoqet e klasës, ngjarja që më mbetet në kokë, është mbrëmja e matures, që jemi kënaqur shumë.

Image

“Kosova Sot Online”: A ju ka ndodhur ndonjëherë, ta refuzosh ndonjë këngë, për arsye se nuk ju ka përshtatur karakterit tënd?

Nora Muçaj: Ka shumë këngë që i kam refuzuar sepse çdo ditë më dërgojnë instrumentale që disa më pëlqejnë e disa nuk vijnë në shprehje fare.

Image

“Kosova Sot Online”: Sipas teje, a është e nevojshme që një këngëtar/e të provokojë në skenë, apo nuk mund të kuptohet një këngëtar/e, i/e pëlqyer sot pa provokime?

Nora Muçaj: Mendoj që këngetaret që nuk dinë të këndojnë, nuk kanë vokal duhet patjetër që ta nxjerrin vetën me anën e provokimeve, por nuk do e quaja provokim nëse një artisteje nuk i mungon vokali dhe i ka që të dyja, sepse vetë prezenca e bukur e bën artistin të kompletuar.

Image

“Kosova Sot Online”: A keni menduar ndonjëherë të vini në duet së bashku me Markun – bashkëshortin tuaj?

Nora Muçaj: Për momentin i kam dy duete me Markun, e në të ardhmen do shohim çfarë do bëjmë.

Image

“Kosova Sot Online”: Me cilin këngëtarë do të preferoje ta realizoje një bashkëpunim?

Nora Muçaj: Bashkëpunim do bëja me të gjithë, sepse ne kemi artista shumë me vlerë.

Image

“Kosova Sot Online”: Sipas jush, ku është muzika shqipe sot, a jeni e kënaqur me standartin aktual, apo duhet ndryshime urgjente?

Nora Muçaj: Muzika është në super nivel, secili e ka shijen, stilin dhe zhanrin e vetë dhe e dinë më së miri për vetën se çka donë.

Image

“Kosova Sot Online”: A keni planifikuar ndonjë këngë të re, pse jo edhe ndonjë album gjatë 2020?

Nora Muçaj: Po do të ketë shumë të reja nga unë, që nuk do i bëj publike për momentin.

Image

“Kosova Sot Online”: Cila është motoja që Nora përdor më shpesh si mesazh për shoqërinë dhe jetën në përgjithësi?

Nora Muçaj: Motoja ime është: Mos kopjo dhe mos lakmo, behu vetja jote dhe mos gënje për me përfitu sepse bota është e vogël, çfarë mbjellë ke me korrë, siç kanë thënë të moçmit.

Në fund ju uroj vit të mbarë dhe shëndet. Ju dua shumë Nora Muçaj.

Intervistoi: Armend Preteni

(Kosova Sot Online)