Përse e vrava unë? Isha vërtet i verbër ndaj një fytyre të pafajshme”

  • 04 January 2020 - 15:31
Përse e vrava unë? Isha vërtet i verbër ndaj një fytyre të pafajshme”

Dashuri, intrigë, puthje të çmendura dhe seks trajton romani “Psycho II” i Ilir Muharremit. Ky roman është vazhdim i pjesës së parë i cili bëri bujë vitin e kaluar në Kosovë. Si duket “Psycho II” më shumë e trajton dashurinë dhe seksin se sa dhunën dhe vrasjet. Në vazhdim po ju sjellim nje fragment:

"Çfarë ndjenje e mrekullueshme më përshkoi, këtu u binda se ajo ishte e tëra e imja. Unë jam deti, ndërsa ajo është shkëmbi, e fortë, por e brishtë nga dashuria, zonjë. E ka kuptuar se dashuria nuk mund të ndalohet dhe çdo njeri ka të drejtë të dashurojë. Mendoja se çfarë i bëra që e lëndova që ka ikur në det. Përse e vrava unë? Isha vërtet i verbër ndaj një fytyre të pafajshme. U ndjeva pak mizor dhe vrasës këtu, zonjë..."

(Kosova Sot Online)