Intervistë me këngëtarin Shkumbin Ismaili: Duhet vetë ta ndryshojmë mentalitetin dhe të mos merremi me huazime nga të tjerë

  • 04 January 2020 - 18:01
Intervistë me këngëtarin Shkumbin Ismaili: Duhet vetë ta ndryshojmë mentalitetin dhe të mos merremi me huazime nga të tjerë

Këngëtari i mirënjohur Shumbin Ismaili radhitet ndër emrat më të njohur të estradës shqiptare, i cili këndon në stilin e tij unik, formula e shkrirë kombinuar në mënyrë perfekte me disa motive tradicionale që tingëllojnë të përsosura dhe me vokalin që posedon i jepë ngjyrë këngëve të tij të zhanrit kryesisht pop dhe pop-rock.

Image

-Prill 2006, në Top Fest 3 me këngën "Ti largohesh (Jeta Ime)".Ndër vite ka marrë pjesë në disa festivale, përmendim këtu pjesmarrjet e tij:

-Maj 2007, në Top Fest 4 me këngën "Vargjet e fundit".

-Maj 2010, merr pjesë në Top Fest 7 me këngën "E bukura ime".

Nga fillimi i karrieres ka publikuar shumë këngë, qoftë solo por edhe duete shumë të pëlqyera nga publiku.

Vlenë të theksohen: "A më ke thënë ti vetë" (2012), "Mos më akuzo" (2013), "Dikur" (2014), "Nuk ta falë" (2015) në duet me Ponin, "Kjo zemër nuk është gur" (2018), e shumë këngë të tjera që e bënë atë shumë të dashur për publikun.

Image

Në një intervistë për gazetën "Kosova Sot Online", këngëtari i njohur Shkumbin Ismaili, shpalos të pathëna nga fëmijëria, karriera dhe planet e tij, të cilat ju ftoj t'i lexoni në vijim...

“Kosova Sot Online”: Kënga e fundit që keni publikuar, titullohet “Ndjeva mall”, kush janë autorët dhe sa jeni ndarë i kënaqur me këtë projekt?

Shkumbin Ismaili: Kënga e fundit e imja është "Ndjeva mall", tekstin, orkestrimin dhe kompozimin e kam bërë unë, kurse videoklipi është realizuar nga Max Production.

Jam i kënaqur, sepse për një kohë shumë të shkurtë, ka marrë shumë pëlqime!

Image

“Kosova Sot Online”: Ndër vite, keni realizuar shumë këngë, por cilat mbetën këngët më të dashura për ty që më ëndje i këndon?

Shkumbin Ismaili: Autor i të gjitha këngëve të mija jam unë, dhe te gjitha i këndoj me ëndje.

Image

“Kosova Sot Online”:Thuhet se vitet e fëmijërisë janë më të ëmblat, na kujtoni ndonjë ngjarje, për të cilën edhe sot ke nostalgji nga vendlindja?

Shkumbin Ismaili: Në moshën 7 vjeçare, në një party kam imituar këngetarin e madh Michael Jackson, më kujohet që kam marrë shumë duartrokitje nga të pranishmit!

Image

“Kosova Sot Online”:A ju ka ndodhur ndonjëherë, ta refuzosh ndonjë këngë, për arsye se nuk ju ka përshtatur karakterit tënd?

Shkumbin Ismaili: Po, kam refuzuar edhe tekste që nuk më përshtaten mua dhe muzikës që bëj unë.

Image

“Kosova Sot Online”:Sipas teje, a është e nevojshme që një këngëtar/e të provokojë në skenë, apo nuk mund të kuptohet një këngëtar/e, i/e pëlqyer sot pa provokime?

Shkumbin Ismaili: Unë kam stilin tim, kam dalur në skenë dhe sillem ashtu siç e do skena.Të tjerët kanë stilet e veta.

Image

“Kosova Sot Online”: Me cilin këngëtarë do të preferoje ta realizoje një bashkëpunim?

Shkumbin Ismaili: Planifikoj për një duet tjetër me Ponin, mendoj se do të jetë një produkt i vërtetë artistik.

Image

“Kosova Sot Online”: Sipas jush, ku është muzika shqipe sot, a jeni e kënaqur me standartin aktual, apo duhet ndryshime urgjente?

Shkumbin Ismaili: Jemi aty ku jemi, duhet seriozisht ta kuptojmë skenën, jo vetëm futja kot, duhet ndryshim për artistët, duhet vetë ta ndryshojmë mentalitetin dhe të mos merremi me huazime nga të tjerë, kemi një bagazh të madh artistik si komb.

Image

“Kosova Sot Online”: A keni planifikuar ndonjë këngë të re, pse jo edhe ndonjë album gjatë 2020?

Shkumbin Ismaili: Po, në vitin 2020 do kemi edhe disa projekte të tjera.

Image

“Kosova Sot Online”: Cila është motoja që Shkumbini përdor më shpesh si mesazh për shoqërinë dhe jetën në përgjithësi, dhe në fund fare një urim për Vitin e Ri?

Shkumbin Ismaili: Mundohu të jesh vetvetja në skenë dhe në ditën e përditshme, kjo të bën më origjinal sesa të imitosh diçka që s'na takon neve.

Gëzuar 2020, qoftë nje vit i mbarë me plotë shëndet dhe begati për të gjithë shqiptarët kudo qofshin ata.

Intervistoi: Armend Preteni

(Kosova Sot Online)