Ismail Kadare feston ditëlindjen/ Akademia e Shkencave e ripropozon për “Nobel”

  • 28 January 2020 - 18:32
Ismail Kadare feston ditëlindjen/ Akademia e Shkencave e ripropozon për “Nobel”

Sot në 84 vjetorin e lindjes së shkrimtarit të madh Ismail Kadare, Akademia e Shkencave e ka ripropozuar për “Nobel”.

Mësohet se kreu i Akamdemisë së Shkencave, Skënder Gjinushi i ka dërguar letër Akademisë suedeze.

Kadare ka qenë disa herë kandidat për çmimin “Nobel” në letërsi dhe së fundmi ka marrë dekoratën më të lartë franceze, si ‘Komandant i Legjionit të Nderit’.

Kadare (lindur në Gjirokastër, më 1936) është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë. Si shkrimtar shquhet kryesisht për prozë, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe ese. 


(Kosova Sot Online)