Drejtori Shkodran Tolaj takoi ambasadorët e shteteve tona në Doha Katar

  • 13 February 2020 - 15:29
Drejtori Shkodran Tolaj takoi ambasadorët e shteteve tona në Doha Katar

Gjatë datave 11, 12, 13 shkurt 2020 drejtori Shkodran Tolaj po qëndron për vizitë pune në Doha Katar. Ai po shoqërohet nga udhëheqësi i sektorit për marëdhënie ndërkombëtare Amir Mamuti. Me datë 11 shkurt në “Al Dafna” është takuar me ambasadorin e R.M.V në Doha Qatar z.Dragan Jordanovski me të cilin kanë biseduar rreth aktiviteteve të ansamblit dhe mundësitë për pjesëmarrje në Katar.Në shenjë mirënjohje për fillimin e bashkëpunimit, drejtori Tolaj i ka dorëzuar një dhuratë me simbolin e Ansamblit të këngëve e valleve shqipe në RMV.
Me datë 12 shkurt, drejtori Tolaj u takua me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë z.Kujtim Xhani.

Image

Ambasadori në një atmosferë të ngrohtë në residencën e famshme “The Pearl Qatar” (një prej rezidencave më të pasura në botë) bëri pritjen e drejtorit Tolaj ku u bisedua rreth aktiviteteve të ansamblit dhe solidarizimit me ndodhitë e fundit në Shqipëri. Ambasadori Xhani tregoi gatishmëri dhe premtoi se do ta mbështetë institucionin në të ardhmen. Për ambasadorin, drejtori Tolaj ndau një dhuratë me simbolin e ansamblit në shenjë fillimi të bashkëpunimit.

Image

Takimet kanë vazhduar dhe me datën 13 shkurt në rezidencën e famshme “Alfardan Tower” me ambasadorin e Republikës së Kosovës z.Amir Ahmeti ku u diskutua rreth aktiviteteve të ansamblit dhe organizimin e koncertit me 17 Shkurt në Prishtinë, për 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Ambasadori tregoi gatishmëri për bashkëpunim në të ardhmen dhe mbështetje të pa rezervë. Drejtori Shkodran Tolaj ndau një dhuratë dhe njëkohësisht i uroi punë të mbarë në mandatin e tij z.Amir Ahmeti.

Image

Këto janë takimet e para të punës së drejtorit Shkodran Tolaj jashtë shtetit në mandatin e tij dhe kanë një rëndësi të madhe për njohjen dhe prezantimin e institucionit jashtë vendit.
Sonte drejtori Tolaj do të jetë prezent në “Diversity cultural festival” si i ftuar special.

Image
Image

(Kosova Sot Online)