SOT (17 shkurt 2020), ora 13:00, ndarja e çmimeve për letërsi

  • 17 February 2020 - 09:45
SOT (17 shkurt 2020), ora 13:00, ndarja e çmimeve për letërsi

SOT (17 shkurt 2020), për nder të 12-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të organizojë ceremoninë e ndarjes së çmimeve për letërsi për vepër jetësore dhe çmimet tjera vjetore për vitin 2019.

Ceremonia do të mbahet në kabinetin e ministres Vlora Dumoshi, ora 13:00.

Juria profesionale e cila ka bërë vlerësimin ka vendosur që çmimet t’u ndahen si vijon:

Çmimi Kombëtar Letrar për vepër jetësore “Azem Shkreli” t’i jepet znj. Sabile Keçmezi – Basha;

Çmimi për veprën më të mirë në prozë “Anton Pashku” t’iu jepet z. Rrahman Paçarizi për veprën “Shtatë udhë” dhe znj. Albina Idrizi për veprën “Përsëri mars”;

Çmimi për veprën më të mirë në poezi “Ali Podrimja” t’iu jepet z. Xhevdet Bajraj për vëllimin “Kur qajnë hardhitë” dhe z. Nexhat Rexha për vëllimin “Duke kërkuar hijen tënde”;

Çmimi për veprën më të mirë në kritikë letrare dhe eseistikë “Ibrahim Rugova” t’i jepet z. Berat Daka (Armagedoni) për studimin “Dramat e Qosjes”;

Çmimi për veprën më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe dhe anasjelltas “Pjetër Bogdani” t’i jepet z. Isa Memishi për përkthimin e romanit“Guaska” të Mustafa Halifas; dhe

Çmimi për veprën më të mirë për fëmijë e të rinj “Vehbi Kikaj” t’i jepet z. Januz Fetahaj për veprën “Libri i përrallave të gjyshit”.

Ftohen mediat të përcjellin ndarjen e çmimeve për letrësi në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit!

Po ashtu më poshtë gjeni edhe tërë agjendën për aktivitetet tjera kulturore që do të organizohen për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Përvjetori i 12-të i Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Nr

Data

Aktiviteti

Institucioni

Vendi

Koha

1

17.02.2020

Ekspozita “Kosova në arkivin e shtetit shqiptar”

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshmë e Arkivave të Shqipërisë

Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës

11:00

2

17.02.2020

Ndarja e Çmimeve të letërsisë për vitin 2019

MKRS

Kabineti i Ministrit

13:00

3

17.02.2020

Shfaqja “Ngjyrat e vallëzimit”

Baleti Kombëtar i Kosovës

TKK

17:00

4

18.02.2020

Shfaqja “Bryma e vdekjes”

Teatri Kombëtar i Kosovës

Teatri Kombëtar i Kosovës

20:00

5

17-19.02.2020

Java e filmit shqiptar në Prishtinë

Kosovafilmi

Kino ABC

19:00

6

17.02.2020

Koncert festiv

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Shota”

Teatri Kombëtar i Kosovës

20:00

7

17.02.2020

Ekspopzita arkeologjike “Kosova dhe Adriatiku”

Muzeu Kombëtar i Kosovës

Muzeu Kombëtar i Kosovës

12:00

 

(Kosova Sot Online)