Koncert madhështor për Pavarësinë e Kosovës nga Ansambli nacional i këngëve e valleve nga Maqedonia e Veriut

  • 18 February 2020 - 15:45
Koncert madhështor për Pavarësinë e Kosovës nga Ansambli nacional i këngëve e valleve nga Maqedonia e Veriut

Për herë të parë në Kosovë Ansambli nacional i këngëve e valleve nga RMV dha koncert në sheshin 21 në Prishtinë. Koncerti u transmetua në të gjitha rrjetet përmes televizionit 21.Në një ambient me publik të zgjedhur u intepretuan këngë me motive atdhedashurie nga solistët e ansamblit Besarta Murtezani, Jetmir Rexhepi, Kastriot Latifi e Salajdin Miftari.

Nga vallet u prezantuan: vallja e jugut me koreografi dhe vallja dibrane nga Genc Kastrati, vallja e Karadakut nga Dilaver Kryeziu dhe vallja “Prej Tetove deri në Dibër” nga Artan Ibershimi. Mysafir special ishte tenori Kastriot Tusha. Në fund të programit u interpretua “Gjaku i Kastriotit” nga tenori Shkodran Tolaj. Koncertin e prezantoi Avni Qahili, ndërkaq fjalë përshëndetëse pati ministresha e kulturës nga R.Kosovës Vlora Dumoshi, sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës në RMV Valmir Aziri, drejtori Shkodran Tolaj i cili i dha mirënjohje tv 21, mirënjohje që e pranoi Florin Kelmendi i cili falemnderoi Ansamblin që koncertin në Kosovë e dhanë pikërisht me 17 shkurt në Prishtinë.

Image


(Kosova Sot Online)