Kinematografia në zi; Ndërron jetë nga kanceri aktori i “Gladiator”

  • 20 February 2020 - 13:45
Kinematografia në zi; Ndërron jetë nga kanceri aktori i “Gladiator”

Aktori i njohur John Shrapnel ka ndërruar jetë në moshën 77 vjeçare pasi ka humbur betejën me kancerin.

Lajmi për vdekjen e aktorit, më së shumti i njohur për rolet e tij në filmat “Gladiator” dhe “Notting Hill”, e ka dhënë Teatri Kombëtar britanik duke e nderuar me vlerësimet më të larta e duke e cilësuar Shrapnel si një aktor të mrekullueshëm.

77-vjeçari mësohet se vuante së fundmi nga sëmundja e kancerit dhe është ndarë nga jeta të premten e 14 shkurtit. Ai ka pasur një karrierë 50-vjeçare në skenë e kinema dhe është shfaqur në një sërë filmash të njohur si “101 Dalmatians”,  The Duchess and Alien Autopsy.

I lindur në Birmingham, Shrapnel është gjithashtu i njohur për punën e tij në teatër dhe për herë të fundit është shfaqur në publik në 2017 në filmin “King Charles III”.

Aktori i ndjerë ishte i martuar me Francesca Bartley që prej vitit 1975 dhe kishin 3 djem: Lex, Tom dhe Joe.

(Kosova Sot Online)