Teatri Kombëtar do të nis transmetimin e shfaqjeve live në Facebook

  • 02 prill 2020 - 18:30
Teatri Kombëtar do të nis transmetimin e shfaqjeve live në Facebook

Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se nga e premtja do të nis transmetimin e shfaqjeve live në Facebook, pas situatës së krijuar nga përhapja e koronavirusit.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, bëhet me dije se të premten do të shfaqet komedia “I ligu për mend”, nga Gjergj Fishta, me regji të Altin Bashës, derisa të shtunën do të shfaqet “Tregtari i venedikut”, me regji të Matheë Lenton.

“Në pamudësi për të qenë bashkë me ju çdo mbrëmje në sallën e teatrit, ne do të sjellim teatrin nëpër shtëpitë tuaja”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online)