Njihuni me ‘Ovan’ që luan rolin kryesorë te filmi që na përloti të gjithë

  • 05 April 2020 - 12:32
Njihuni me ‘Ovan’ që luan rolin kryesorë te filmi që na përloti të gjithë

Njihuni me ‘Ovan’ që luan rolin kryesorë te filmi që na përloti të gjithë

Filmi turk “7 Kogustaki Mucize” që në shqip do të thotë ‘Mrekullia në qelinë numër 7’, po komentohet shumë. Tema e këtij filmi ka të bëjë me dashurinë e një vajze dhe babait me aftësi të kufizuara mendore.

Vajza e vogël e cila në mëyrë profesionale luan rolin e “Ovës” është Nisa Sofiya Aksongur. “Ova” një vajzë e vogël e dëshpëruar për të rikthyer në shtëpi përsëri babanë e saj të akùzuar rréjshëm për një vràsje, i cili gjithashtu është me aftësi të kùfizuara mendore.

Nisa me këtë rol ka rrémbyer vëmendjen e të gjithëve, jo vetëm shikuesve të serialit por, edhe të regjisorëve turk të cilët po e vlerësojnë si njëren prej aktoreve më të talentuar të moshës së saj. Por, kush është vogëlushja në jetën reale?

Nisa ka lindur në vitin 2011 në Stamboll ku edhe jeton me familjen e saj. Ajo përvojën esaj të parë të aktrimit e ka pasur në personazhin e “Hanzades”, i luajtur në serialin “Kösem” në vitin 2015.

Në të njëjtin vit, ajo u angazhua edhe në serialin “Adënë Sen Koy” ku vogëlushja i dha jetë personazhit të “Asya”. Përveç këtyre roleve aktorja 9-vjeçare gjithashtu është pjesë e disa reklamave televizve në Turqi.

Kur jemi te “Yedinci Kogustaki Mucize” theksojmë se ky film nuk është i bazuar në një ngjarje të vërtetë. Për herë të u publikua në tetor të vitit 2019 në Netflix, ndërsa ende po vazhdon të ketë audiencë dhe shikueshmëri të madhe. 

(Kosova Sot Online)