Varroset këngëtarja dhe gazetarja Violeta Rexhepagiqi

  • 18 April 2020 - 17:09
Varroset këngëtarja dhe gazetarja Violeta Rexhepagiqi

Ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi ka njoftuar se sot është varrosur këngëtarja e gazetarja Violeta Rexhepagiqi e cila vdiq dy ditë më parë.

Në varrimin e saj kanë marrë pjesë vetëm familja e saj e ngushtë dhe ministrja në detyrë, Dumoshi, për shkak të situatës me COVID-19.

“Sapo i dhamë lamtumirën e fundit Violeta Rexhepagiqit. Të pranishëm në ceremoninë e varrimit ishte familja e ngushtë e saj dhe unë si Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Violetën do ta kujtojmë përherë, të dashur, të qeshur e përjetë të gjallë në kujtimet tona. U prehsh në dritën tënde, Violetë!”, ka shkruar Dumoshi në Facebook.

 

(Kosova Sot Online)