WOW! Disney rikthen filmin tonë të preferuar vizatimor të vieve ’90

  • 01 May 2020 - 10:17
WOW! Disney rikthen filmin tonë të preferuar vizatimor të vieve ’90

Një version i ri i filmit “Hercules” të vitit 1997 do të rikthehet shumë shpejt nga Disney.

Filmi do të sillet nga Anthony Russo, i famshëm për Avengers të Marvelit dhe ka zgjuar kureshtjen e shumë fansave të filmave vizatimorë të viteve ’90.

Filmi origjinal në 1997-n bazohet në mitin grek të Herkulit, djalit të Zeusit, i cili rrëmbehet nga mali Olimp dhe dërgohet në Tokë si i vdekshëm.

Por Herkuli ruan ende forcën e tij dhe, me ndihmën e një djallushi të quajtur Phil dhe të interpretuar nga Danny Devito, duhet të mësojë se çfarë e bën një njeri të quhet vërtet një hero.

Gjithashtu, filmi ka një mori këngësh me të vërtetë të mira nga Alan Menken, që planifikohen të përfshihen në kolonat zanore të filmit të ri.

Ka disa emra të mëdhenj që thuhet se do të luajnë në film. Jeffery Silver dhe Karen Gilchrist, që të dy kanë punuar në The Lion King, thuhet se do të jenë edhe pjesë e këtij projekti.

Filmi është në fazën e parë dhe ende nuk është bërë i ditur kasti i plotë i tij.

(Kosova Sot Online)