Instituti i Kosovës për Politika Zhvillimore –IKPZH organizon garë për këndim ‘online’ për fëmijët

  • 03 May 2020 - 17:42
Instituti i Kosovës për Politika Zhvillimore –IKPZH organizon garë për këndim ‘online’ për fëmijët

Instituti i Kosovës për Politika Zhvillimore –IKPZH, njofton se që dy javë po organizon garën për këndim ‘online’ për fëmijët, dhe se deri me tash ka një interesim të jashtëzakonshëm të fëmijëve të cilët pa ndal dërgojnë këngë me videon adresën elektronike.

Projekti që udhëhiqet nga IKPZH me Besa Morinën, ka arrit të mbledhë apo të i bëjë bashkë prindërit dhe fëmijët që të përkushtohen në shtëpi për garë muzikore.

Projekti “Garë për Solistin më të mirë online” , do të vazhdojë edhe për tre javë, dhe më pastaj votimi ‘online’ do të përcaktojë se kush do të fiton dhe kush do te garojë ‘live’ pas pandemisë.

 Të gjithë fëmijët që dëshirojnë të merren me këtë garë në këndim duhet të përzgjedhin një këngë dhe me video ta dërgojnë në ‘facebook’: Besa Morina, dhe ‘instagram’ Besa M.Morina.

(Kosova Sot Online)