Homazhe për Ahmet Brahimaj, sot para TKK-së, në 12:30

  • 07 maj 2020 - 11:01
Homazhe për Ahmet Brahimaj, sot para TKK-së, në 12:30

Të nderuar/a,

Ju njoftojmë se sot (7 maj 2020), ora 12:30, në hyrje të Teatrit Kombëtar të Kosovës do të organizohet ceremonia e homazhit për të nderuar figurën e të ndjerit Ahmet Brahimaj, ish-balerinit dhe ish-drejtorit të Baletit të Kosovës.

Do të vendoset fotografia e tij dhe do të vihen kurora lulesh për ta nderuar ish-balerinin Ahmet Brahimaj, e cila është një humbje e madhe për baletin e kulturën tonë.

Ftohen mediat ta përcjellin këtë ngjarje!

(Kosova Sot Online)