Ministrja Dumoshi do të vizitojë Komunën e Prizrenit

  • 20 May 2020 - 08:14
Ministrja Dumoshi do të vizitojë Komunën e Prizrenit

Të nderuar,

SOT (20 maj 2020), Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të vizitojë Komunën e Prizrenit, ku do të inspektojë investimet që janë duke u bërë nga MKRS-ja dhe investimet tjera që do të bëhen në këtë Komunë.

Kjo është agjenda e vizitës së nesërme të Ministres Dumoshi:

Në 10:30, në objektin e Komunës së Kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka, Ministrja Vlora Dumoshi dhe Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilia Rexhepi do të zhvillojnë në takim me kryetarin e Prizrenit, Haskuka.

Në 11:00, ministrja Dumoshi e shoqëruar nga ministrja Rexhepi e kryetari Haskuka, do të vizitojnë fshatin e komunitetit boshnjak, Lubinjë të epërme, ku MKRS-ja do të investojë në projektin e ndërtimit e fushës sportive.

Në 12:00, ministrja Dumoshi do të vizitojë fshatin Mushnikovë, ku do të vizitojë vendin ku MKRS-ja do të investojë në projektin e ndërtimit të poligonit sportiv.

Në 12:45, ministrja Dumoshi do të inspektojë punimet që po bëhen në pishinën olimpike.

Në 13:15, ministrja do të realizojë vizitën në stadiumin e qytetit “Përparim Thaçi”

Dhe në 14:00, ministrja Dumoshi do të përfundojë vizitën e saj në Komunën e Prizrenit, me inspektimin e investimit të MKRS-së në stadiumin në fshatin Zhur.

Ftohen mediat t’i përcjellin këto aktivitete të ditës së SOTME!

(Kosova Sot Online)