Ministrja Dumoshi sot viziton Gjakovën

  • 21 May 2020 - 08:38
Ministrja Dumoshi sot viziton Gjakovën

Të nderuar,

SOT (21 maj 2020), Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, do të vizitojë Komunën e Gjakovës. Fillimisht ajo do të takojë në ora 10:30, kryetarin Ardian Gjini në objektin e Komunës.

Më pas, ministrja Dumoshi e kryetari Gjini, do të vizitojnë stadiumin e qytetit ku edhe do të nis faza e parë e ndërtimit të stadiumit, projekt të cilin e financon MKRS-ja.

Ftohen mediat t’i përcjellin këto aktivitete!

(Kosova Sot Online)