Intervistë me këngëtaren Lumnije Menxhiqi – Shehu: Nëse besoni, mund të arrini atë që dëshironi

  • 01 June 2020 - 12:02
Intervistë me këngëtaren Lumnije Menxhiqi – Shehu: Nëse besoni, mund të arrini atë që dëshironi

E lindur në një familje të pasionuar pas artit muzikor, këngëtarja e njohur Lumnije Menxhiqi kishte filluar ta jetësonte ëndrrën e saj për të kënduar në skenën e e festivalit të njohur atbotë “Akordet e Kosovës”, festival në të cilin ajo mori pjesë gjatë viteve 80’.

Image

“Ku je”, “S’të mallkojë sa shumë të dua”, “Dashuri e përjetshme”, “Në heshtje të dashurova”, “Agimet”, “Tinëzisht ike”, “Të dua”, “Të dashuruar deri në qiell” në duet me Ilir Shehun, “Daullja” në duet me Qazim Menxhiqin janë vetëm disa nga këngët që Lumja numëron në opusin e saj.

Image

 

Në një intervistë për gazetën “Kosova Sot Online”, këngëtarja Lumnije Menxhiqi – Shehu, shpalos shumë të pathëna nga karriera dhe jeta e saj ndër vite…

Pse refuzoi të këndonte në gjuhën sërbe për ta përfaqësuar Kosovën në garën për “Këngën e Eurovizionit, cilat janë momentet më pikante na pjesmarrjet e saja në festivalin “Akordet e Kosovës”, a e ka trashëguar ndonjëri nga fëmijët e saj talentin për të kënduar, a do të kemi këtë vit projekte të reja muzikore, për këto dhe shumë pyetje tjera, ju ftoj ta lexoni intervistën në vijim me këngëtaren e mirënjohur shqiptare zonjën Lumnije Menxhiqi – Shehu…

Image

“Kosova Sot Online”: Keni vite që jetoni dhe veproni në Belgjikë, si është një ditë e Lumes në  qytetin e Antwerpenit ku edhe jetoni me familjen tuaj?

Lumnije Menxhiqi - Shehu: Një ditë e imja në qytetin e bukur të Antwerpenit fillon herët, pi kafen e mëngjesit së bashku me familjen time duke vazhduar pastaj me obligimet e mija të përditshme familjare që me presin gjatë ditës. Gjithashtu mundohem ti kushtoj vetës kohë për aktivitetet e mija sportive dhe krijuese!

“Kosova Sot Online”: Gjatë karrierës, keni realizuar shumë këngë, por cilat mbeten këngët më të dashura për ty që më ëndje i këndon?

Lumnije Menxhiqi – Shehu: Të gjitha janë të dashura për mua, i kendoj me ëndje në raste të ndryshme ,por prap do i veçoja këngët e festivaleve.

Image

“Kosova Sot Online”: Thuhet se vitet e fëmijërisë janë më të ëmblat, na kujtoni ndonjë ngjarje, për të cilën edhe sot ke nostalgji?

Lumnije Menxhiqi – Shehu: Si fëmijë kujtoj shumë ngjarje dhe kam shumë nostalgji për atë periudhë të jetës sime! Si shumë e vogël e kujtoj veten duke kënduar në shtëpi me motra e vëllezer, në festat e shkollës, me fëmijët e lagjes loznim spektaklesh, kujtoj pjesmarrjen në festivalin për fëmijë “Akordet e Kosovës”, inçizimet e këngëve në radio, korin e fëmijëve, emisionet në Tv dhe plotë kujtime të tjera të bukura dhe të ëmbëla të fëmijërisë!

Image

“Kosova Sot Online”: A ju ka ndodhur ndonjëherë, ta refuzosh ndonjë këngë, për arsye se nuk ju ka përshtatur karakterit tënd?

Lumnije Menxhiqi - Shehu: Në vitin 1985 në duet me vëllaun tim Qazim Menxhiqin konkuruam me një këngë dhe tekst shumë të bukur autor i së cilës ishte Nexhat Macula për ta përfaqsuar Kosovën në perzgjedhjen e këngës përfaqsuese të ish-Jugosllavisë për “Këngën e Eurovizionit”. Si një vajzë e re që isha rreth 18 vjeçe u gëzova jashtë mase që do e përfaqsonim Kosovën! Pak para se te mbahej ky konkurs na lajmëruan që këngën duhet ta këndojmë në gjuhën serbe! Unë dhe vëllau refuzuam!

Image

“Kosova Sot Online”: Sipas teje, a është e nevojshme që njeë këngëtare të provokojë në skenë, apo nuk mund të kuptohet një këngeëtare e pëlqyer sot pa provokime?

Lumnije Menxhiqi - Shehu: Një këngëtare kur sjellë një këngë me një nivel të lartë të vlerës artistike, nuk ka nevojë për provokime!

Image

“Kosova Sot Online”: Neë vitet e 80’ keni marrë pjesë disa herë në festivalin “Akordet e Kosovës”, çfarë kujtoni nga ajo periudhë?

Lumnije Menxhiqi - Shehu: “Akordet e Kosovës”, ishte një festival më i rëndësishëm dhe më prezentativ që kishim atëbotë në Kosovë! U paraqita në duet me vëllaun tim Qazim Menxhiqin dhe asaj radhe e patem interpretuar kompozimin “Daullja”, e cila disa vite me radhë ishte hit i vërtetë në programet e Radio Prishtinës si dhe televizionin tonë!

Më vonë u punësova në Radio Prishtinë konkretisht në “Korin Profesional” të Rtp-së! Natyrisht edhe pas kësaj nuk kam braktisur festivalet tona në të cilat jam prezantuar ne vazhdimesi deri në vitin 1989!

Image

Këtë vit u paraqita në duet me bashkëshortin tim Ilirin, gjithashtu edhe në festivalin “Rinia këndon”. Dhe po ky vit ishte i fundit që u mbajtë festivali!

Kompozitori i të gjitha këngëve është vëllau im Mendi Mengjiqi, që është edhe autor i “Himnit të Kosovës”. Jam krenare dhe shumë falënderuese ndaj vëllezërve të mi, që më kanë përkrahë në karrierën time muzikore!

Image

“Kosova Sot Online”: A keni planifikuar ndonjë këngë të re, pse jo edhe ndonjë album?

Lumnije Menxhiqi - Shehu: Situata në të cilën gjindemi (pandemia) ka pamundësu finalizimin e projektit që veç është dashur me lansu. Gjatë kësaj periudhe kam kompozuar një këngë-baladë vargjet e së cilës i kam shkruar vetë.

Po ashtu jam në përfundim e sipër të një kënge ritmike pop-rege në bashpunim me producent të huaj! Ka mundësi edhe album pse jo!

Image

“Kosova Sot Online”: A e ka trasheëguar ndonjëri nga fëmijët, talentin tuaj për të kënduar?

Lumnije Menxhiqi - Shehu: Jam nënë e tre femijëve: Që të tre janë të talentuar, vajza e madhe Vjosa është këngëtare me një vokal të mrekullueshëm, Rina përveç që këndon bukur ka mbaruar për aktrim në NYCDA, gjithashtu edhe Rroni ka talent për muzikë!

Image

“Kosova Sot Online”: Cila është motoja që Lumja përdor më shpesh si mesazh për shoqërinë?

Lumnije Menxhiqi - Shehu: Nëse besoni, mund të arrini!

Intervistoi: Armend Preteni

Image

(Kosova Sot Online)