Publikohen nominimet BAFTA, 2020 sjell një ceremoni të pazakontë

  • 04 June 2020 - 14:22
Publikohen nominimet BAFTA, 2020 sjell një ceremoni të pazakontë

Nominimet për ceremoninë BAFTA për çmimet televizive 2020 janë publikuar.

Seriali 'Chernobyl' kryeson listën me 14 nominime, për tu ndjekur më pas nga 'The Crown' me 7 nominime dhe 'Fleabag' me 6.  'Chernobyl' ka shokuar botën dhe ka fituar një vlerësim më të lartë edhe se serialet ikonike 'Game of Thrones' dhe 'Breaking Bad'.

Seriale të tjera shumë të përfolura si 'Euphoria', 'The end of the f***ing world' apo 'Coronation Street' janë gjithashtu të nominuara.

Fituesit e çmimeve do të zbulohen në 31 korrik, por kjo ceremoni do të jetë shuëm ndryshe nga më parë.

Ajo do të zhvillohet në një sallë të mbyllur me shumë pak pjesëmarrës dhe të nominuarit do t'i pranojnë çmimet online.

(Kosova Sot Online)