Ministrja Dumoshi priti në takim dy zëvendësministrat, Grabovci e Matoshi

  • A.P /
  • 23 qershor 2020 - 12:54
Ministrja Dumoshi priti në takim dy zëvendësministrat, Grabovci e Matoshi

Në kuadër të plotësimit të kabinetit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sot ministrja Vlora Dumoshi, ka pritur në takime të veçanta Arber Grabovcin e Halil Matoshin, dy zëvendësministrat që zyrtarisht kanë pranuar këtë detyrë.

Ministrja Dumoshi me zëvendësministrat Grabovci e Matoshi diskutoi për detyrat e përbashkëta, për planet dhe programin që pritet të realizojë MKRS-ja gjatë këtij viti si dhe për synimet që janë gjatë mandatit qeverisës, në plotësimin e objektivave për këtë fazë.

Ministrja i informoi dy zëvendësministrat për prioritetet dhe sfidat që ka MKRS-ja në fushat e kulturës, rinisë, sportit, trashëgimisë dhe atë të drejtës dhe mbrojtjes së krijimtarisë e të autorëve. Ajo tha se pret një bashkëpunim dhe bashkërendim të punëve në kuadër të udhëheqjes së MKRS-së.

Zëvendësministrat Grabovci e Matoshi e falënderuan ministren Dumoshi për pritjen. Ata shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe theksuan se do të angazhohen në përmbushjen e objektivave që ka ministria.

(Kosova Sot Online)