Jezusi paraqitet si një grua lesbike - shpërthejnë reagimet

  • A.P /
  • 01 July 2020 - 10:55
Jezusi paraqitet si një grua lesbike - shpërthejnë reagimet

Ndonëse nuk është konfirmuar ende një datë zyrtare, pritet që të publikohet një film, “Habit”, ku Jezusi të paraqitet si një grua lesbike.

Në film, në kastin e të cilit bëjnë pjesë Bella Thorne dhe këngëtari anglez Gavin Rossdale, Paris Jackson, vajza e Michael Jackson, do të luajë si versioni grua i Jezusit. Personazhi i Bella-s portretizohet një “vajzë e hedhur që ka një fetish me Jezusin” dhe “në përpjekje për të gjetur zgjidhje për një situatë të dhunshme droge, maskohet si murgeshë”.

Filmi nuk është pritur mirë nga komuniteti fetar, i cili e ka cilësuar si “mbeturinë kristianofobike”. Një peticion online ka grumbulluar më shumë se 260,000 firma ku njerëzit kërkojnë që të mos publikohet. Nëpër debatet në internet thuhet se “filmi mund të hutojë fëmijët” si edhe është një “sulm ndaj portretizimit biblik të Jezu Krishtit”.

Detaje të tjera nuk janë bërë publike.

Nuk është hera e parë që paraqitja e një portreti ndryshe të Jezusit shkakton debat. Në dhjetor të 2019-s, më shumë se 2 milionë njerëz nënshkruan një peticion online ku kërkonin që një platformë që paraqiste Jezusin si homoseksual të bllokonte transmetimin.

“Tundimi i parë i Krishtit” (The First Temptation of Christ) u krijua nga Porta dos Fundos, një grup komedianësh në YouTube, të cilët e portretizuan Jezusin si homoseksual që sjell në shtëpi të dashurin e vet, Orlandon, për të takuar Familjen e Shenjtë.

Porta dos Fundos dha një deklaratë ku “vlerësoi lirinë artistike dhe humorin përmes satirës dhe temave më të larmishme kulturore të shoqërinë sonë”. Grupi shtoi se beson te liria e shprehjes, thelbësore në një vend demokratik.

Image

(Kosova Sot Online)